Grant programi

Fondacioni ALBIZ është angazhuar dhe do të vazhdojë për arritjen e vizionit të përcaktuar, i drejtuar për përmirësimin, zhvillimin dhe ndryshimin e qëndrueshëm arsimor, ekonomik dhe social të shoqërisë ku vepron.

Fondacioni ALBIZ nëpërmjet programit të granteve mbështet mendimtarë inovativë, grupe jo-formale, organizata të cilët ndajnë të njëjtin vizion si fondacioni.

Me ndarjen e granteve, ne tentojmë për një ndryshim të qëndrueshëm në shoqëri. Për shkak se misioni ynë është i gjerë dhe burimet tona janë të kufizuara, ne me kujdes bëjmë përzgjedhjen për të përkrahur projekte çdo herë duke marrë parasysh strategjitë afatgjata, që të mund të përdoren në mënyrë më efektive dhe të kenë ndikim më të madh.

Për këtë qëllim Fondacioni ALBIZ në secilën iniciativë konsultohet me ekspert, studiues, krijues të politikave për të identifikuar fushat ku burimet e fondacionit janë më të nevojshme.

Stafi ekzekutiv qaset drejt dhënies së granteve duke vendosur standarte dhe buxhete mbrenda parametrave të planifikuara. Kur japin grante ajo që duhet përfshirë për të fituar mbështetje janë idetë e reja dhe metodat efektive për të çuar përpara punën e një nisme të veçantë si dhe duke siguruar prova se njerëzit e angazhuar dhe organizatat do të tregojnë sukses në implementimin e projekteve të tyre.

Aktivitetet të cilat ne i mbështesim përmes dhënies së granteve duhet të jenë ide dhe projekte që janë të drejtuara për përmirësimin, avancimin dhe zhvillimin  e arsimit apo shkencës, projekte që promovojnë edukimin, aftësimin e të rinjëve, promovimin e filantropisë,  përgjegjësinë shoqërore korporative apo inicimin e aktiviteteve për përmirësimin e infrastrukturës ekonomike dhe një sërë aktivitetesh të cilat janë në përputhshmëri me qëllimet e Fondacionit ALBIZ për të përmbushur vizionin dhe mision tonë.

 Monitorimi i grantistëve

Për të siguruar që fondet e fituara janë në përputhshmëri me kriteret tona, Fondacioni ALBIZ ka disa procedura për të monitoruar të gjitha grantet dhe atë e bën në këtë mënyrë:

  • Të gjithë individët, grupet jo-formale dhe organizatat vlerësohen nga stafi i fondacionit të cilët fillimisht e diskutojnë punën e propozuar me aplikuesin e ardhshëm dhe përcaktojnë aftësinë e tyre për të realizuar projektin apo aftësinë për të ndërmarrë ndonjë aktivitetet
  • Të gjitha propozimet e dorëzuara futen në shqyrtim
  • Me fitimin e grantit bëhet nënshkrimi i marrëveshjes, në të cilën përfshihen një sërë kushtesh të granteve. Çdo fitues e ka të domosdoshme ta nënshkruajë këtë marrëveshje.
  • Me rastin e fitimit të grantit nga organizata përkatëse, përgjegjësit do të bëjnë vizita grantistëve gjatë kohëzgjatjes së projektit
  • Pas implementimit të projektit fituesit e granteve janë të obliguar të dorëzojnë raport, i cili është i shqyrtuar nga stafi i fondacionit se a i ka përmbushur të gjitha kushtet e grantit.

Nëse besoni se keni përputhshmëri dhe i plotësoni të gjitha këkresat tona dhe nuk keni ndesh me prioritetet tona të financimit, ju mund të aplikoni për përkrahje financiare.